NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, 1 (NJË) LABORANTE, NË KABINETIN E LOGOPEDISË, 1 (NJË) LABORANTE NË KABINETIN E ANATOMISË PRANË DEPARTAMENTIT TË LKP-SË, 1 (NJË) SEKRETARE MËSIMORE PRANË DEPARTAMENTIT TË LKIPISBP”, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, 1 (NJË) LABORANTE, NË KABINETIN E LOGOPEDISË, 1 (NJË) LABORANTE NË KABINETIN E ANATOMISË PRANË DEPARTAMENTIT TË LKP-SË, 1 (NJË) SEKRETARE MËSIMORE PRANË DEPARTAMENTIT TË LKIPISBP”, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 29 prot, datë 23.02.2023  shpall konkursin për 3 (tri) pozicionet e punës, Personel ndihmës akademik me kohë të plotë, 1 (një) Laborante, në Kabinetin e Logopedisë, 1 (një) Laborante në Kabinetin e Anatomisë,  pranë Departamentit të LKP-së, 1(një) Sekretare Mësimore pranë Departamentit të LKIPISBP”, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët konkurrentë për vendin e punës personel ndihmës akademik me kohë të plotë, 1 (një) Laborante, në Kabinetin e Logopedisë, 1 (një) Laborante në Kabinetin e Anatomisë pranë Departamentit të LKP-së, 1 (një) Sekretare Mësimore pranë Departamentit të LKIPISBP”, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. duhet të plotësojnë:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  3. Të ketë përfunduar  studimet universitare  minimalisht të nivelit “Bachelor”,
  4. Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht), preferohet gjuha angleze (me dëshmi);
  5. Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office, të vërtetuara me dëshmi përkatëse;
  6. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  7. Të mos jetë marrë masë disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
  8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  9. Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme.

 

   Kritere preferenciale:

  1. Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse;
  2. Preferohet zotërimi i gjuhës angleze;
  3. Të ketë trajnime apo përvojë pune në fushën sipas pozicionit të kërkuar;
  4. Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
  5. Të ketë aftësi të punuarit në grup.

 

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  8. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  9. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
  10. Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
  11. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  12. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  13. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

 Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Zyrën e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Brenda QSUNT)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me ditën e shpalljes në buletinin e APP-së.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë

 

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al