NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, 1 (NJË) LABORANTE, NË KABINETIN E MAMISË DHE 1 (NJË) LABORANTE NË LABORATRIN KLINIK-BIOKIMIK, NË DEPARTAMENTIN E DRSHIKIOGJ, NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 43 prot, datë 24.04.2024, shpall konkursin për 2 (dy) pozicionet e punës, “Personel ndihmës akademik me kohë të plotë, 1 (një) Laborante në Kabinetin e Mamisë dhe 1 (një) Laborante në Laboratorin Klinik-Biokimik, në Departamentin e DRSHIKIOGJ, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurrentë për vendin e punës personel ndihmës akademik me kohë të plotë, 1 (një) Laborante, në Kabinetin e Mamisë dhe 1 (një) Laborante në Laboratrin Klinik-Biokimik, në Departamentin e DRSHIKIOGJ, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. duhet të plotësojnë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
- Të ketë përfunduar studimet universitare minimalisht të nivelit “Bachelor”,
- Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët e huaja perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
- Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office, të vërtetuara me dëshmi përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
- Të mos jetë marrë masë disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme.
Kritere preferenciale:
- Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse;
- Preferohet zotërimi i gjuhës angleze;
- Të ketë trajnime apo përvojë pune në fushën sipas pozicionit të kërkuar;
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
- Të ketë aftësi të punuarit në grup.
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuar (për secilin program përkatës studimit);
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore me fuqi;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Zyrën e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Brenda QSUNT)
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune me ditën e shpalljes në buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL në RSH”;
- Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al