NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, “LABORANTE MËSIMORE” NË DEPARTAMENTIN E NEUROSHKENCËS, LËNDA PSIKIATRI, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, “LABORANTE MËSIMORE” NË DEPARTAMENTIN E NEUROSHKENCËS, LËNDA PSIKIATRI, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe në Urdhrin e Rektorit nr.97 datë 12.07.2023, shpall konkursin për pozicionin e punës, “Personel ndihmës akademik me kohë të plotë, Laborante Mësimore në Departamentin e Neuroshkencës, Lënda Psikiatri, në Fakultetin e Mjekësisë” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë :

Kandidatët konkurrentë për vendin e punës personel ndihmës akademik me kohë të plotë, “Laborante Mësimore” në Departamentin e Neuroshkencës, Lënda Psikiatri, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kriteret e përgjithshme : 

  1. Të zotëroj gjuhën shqipe,të shkruar dhe të folur;
  2. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;
  4. Të jetë në kushte shëndetësore që lejojnë të kryej detyrën përkatëse;

Kritere të veçanta:

  1. Të ketë përfunduar studimet Universitare minimalisht në nivel Master;
  2. Të zotëroj një nga gjuhët perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht Italisht Gjermanisht);
  3. Të ketë eksperiencë pune mbi 3 (tre) vjet;
  4. Të ketë njohuri të mira të ligjit të Shëndetit Mendor;

 

Kritere preferenciale:

  1. Gjuha Angleze/Gjermane;
  2. Të ketë përvojë në punë në grup;
  3. Të ketë eksperiencë në organizim praktikash mësimore me subjekte të përfshira në institucionet e Ligjit të Shëndetit Mendor;

 

 Dokumentacioni i kërkuar

 Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda (3) tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti), të marrë brenda (3) tre muajve të fundit;
  10. Vërtetim nga punëdhënës, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  11. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”
  12. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
  13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), në Zyrën e Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune nga data e shpalljes në buletinin e APP-së

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: 

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë
  • Njohuri mbi ligjin 44/2012 Për Shëndetin Mendor”

 

Mënyra e vlerësimit: 

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al