NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, “LABORANTE” NË DEPARTAMENTIN E FARMACISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM PËR VENDIN E PUNËS PERSONEL NDIHMËS AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, “LABORANTE” NË DEPARTAMENTIN E FARMACISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 98 datë 12.07.2023, shpall konkursin për pozicionin e punës, “Personel ndihmës akademik me kohë të plotë, Laborante në Departamentin e Farmacsisë, në Fakultetin e Mjekësisë” në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë :

Kandidatët konkurrentë për vendin e punës personel ndihmës akademik me kohë të plotë, “Laborante” në Departamentin e Farmacisë, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kriteret e përgjithshme : 

  1. Të ketë diplomë “Master i Shkencave” (ose ekuivalent në përputhje me aktet ligjore në fuqi) në Kimi, Biokimi ose Farmaci;
  2. Të zotëroj me dëshmi një nga gjuhët perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht Italisht Gjermanisht), preferohet gjuha angleze (me dëshmi);
  3. Të ketë njohuri të përdorimit të programeve bazë kompjuterike (me Certifikatë ose Dëshmi);
  4. Të njohë dhe zbatojë kodin e etikës në punë (të jetë kofidencial) dhe të jetë i gatshëm të punoj në grup (vetëdeklarim);
  5. Të jetë i gatshëm të punoj në orare të ndryshme në varësi të orarit mësimor (vetëdeklarim);
  6. Të zotëroj gjuhën shqipe,të shkruar dhe të folur;
  7. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  8. Të zotëroj aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron;
  9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale;

 Kritere preferenciale:

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare me notën mesatare mbi 7 (mesatare aritmetike);
  2. Të ketë eksperiencë pune në fushën përkatëse (eksperiencë laboratorike në fushën e kimive);

 Dokumentacioni i kërkuar

 Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda (3) tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti), të marrë brenda (3) tre muajve të fundit;
  10. Vërtetim nga punëdhënës, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  11. Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”
  12. Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim dhe në mbështetje të kritereve;
  13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  14. Vetëdeklarim sipas kriterit nr. 4
  15. Vetëdeklarim sipas kriterit nr. 5

 

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.

Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), në Zyrën e Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 10 ditë pune nga data e shpalljes në buletinin e APP-së

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista: 

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë
  • Njohuri mbi aktet nënligjore të arsimit të lartë.

 Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al