Njoftim për zhvillim aktiviteti

Njoftim për zhvillim aktiviteti

Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimi të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim në proces akreditimi nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:

     “Roli i mjekësisë laboratorike në menaxhimin e pandemisë së COVID-19”

Aktiviteti i ofruar nga Departamenti i Laboratorëve, Fakulteti i Mjekësisë, do të zhvillohet me 2.5 orë efektive në total. Aktiviteti do të mbahet në datë 16 prill 2022, pranë sallës Antigonea 2, Hotel Rogner, Tiranë, në përputhje me aktet rregullative për distancën fizike, me kredite të miratuara 2.5.

Aktiviteti ofrohet për mjek specialiteti, mjek familje, mjek laboratori, mjek mikrobiolog.

Person kontakti: Helena Lame

E-mail: helenalame10@gmail.com

Tel: 0692993335

Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/03/Pershkrimi-16-Prill.docx