Njoftim për zhvillim aktiviteti

Njoftim për zhvillim aktiviteti

Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimit të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:

  “Konferenca Ndërkombëtare mbi Komunikimin e Rrezikut, Angazhimin e Komunitetit dhe Menaxhimin Infodemik për Infeksionet dhe Sëmundjet Kronike në situatat shëndetësore emergjente”

 Aktiviteti  i ofruar nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, do të mbahet më 26-27 Tetor 2023, në sallë, salla Rilindja, pranë Universitetit të Vlorës, Ismail Qemali, godina A, Rektorati, kati 1, deri në 250 pjesëmarrës me kredite të miratuara 1.5 në total për orarin e kësaj salle. Ndërkohë për sesionin e dytë i cili do zhvillohet pranë sallave, Biblioteka e Universitetit, Godina A, Rektorati, kati II dhe salla Rilindja, pranë Universitetit të Vlorës, Ismail Qemali, godina A, Rektorati, kati 1, me pjesëmarrës deri në 100 me kredite të miratuara 4.5 në total.

Përsa i përket dates 27 Tetor 2023, aktiviteti do të zhvillohet në sallën Rilindja, pranë Universitetit të Vlorës, Ismail Qemali, godina A, Rektorati, kati 1, deri në 150 pjesëmarrës, me kredite të miratuara 4.5 në total.

 Aktiviteti ofrohet për specialitete si neurologë, infeksionistë, reumatologë, pediatër, infermier, farmacistë, etj.

 Person kontakti: Prof. Enkeleda Sinaj

E-mail: enkeleda.sinaj@umed.edu.al

Nr. Tel: 0692053330

Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/alb-Programi-konferenca-VLORE-2023-tetor-26-27-perfundimtar.docx