Njoftim për zhvillim aktiviteti

Njoftim për zhvillim aktiviteti

Në zbatim të VKM nr. 440, datë 17.05.2017 “Për përcaktimin e standardeve, të kritereve dhe procedurave të akreditimit të ofruesve të aktiviteteve të edukimit në vazhdim për profesionistët e shëndetësisë”, ju informojmë sa më poshtë lidhur me aktivitetin e edukimit në vazhdim akredituar nga Qendra e Zhvillimit Profesional me temë:

 

  “Kujdesi multidisiplinar në këndvështrimin e risive të reja në infermieri

Aktiviteti i ofruar nga Shërbimi i Mjekësisë Interne, Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë, do të mbahet më 18-19  Janar 2024, në sallë,  pranë Sallës së FSHMT, Amfiteatri, Tiranë,  deri në 100 pjesëmarrës, me 5 orë efektive ditën e parë dhe 5 orë efektive ditën e dytë, me 5 kredite të miratuara ditën e parë dhe 5 ditën e dytë.

 

Aktiviteti ofrohet për specialitete si Infermier.

Person kontakti: Margarita Gjata

E-mail: margarita.gjata@umed.edu.al

Përsa më lart, gjeni bashkëlidhur programin e aktivitetit:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/01/programi-kujdesi-multidislipinar-ne-kendveshtrimin-1.docx