Njoftim shpallje për konkurrim, personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagog të Jashtëm dhe Mbikëqyrës klinik), në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Bazuar në nenin 3, 57 pika 2, e ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1, 63 dhe 64 të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) si dhe në Udhëzimin e Rektorit të UMT-së nr.4, datë 02.07.2024, “Për punësimin e personel akademik me kohë të pjesshme dhe mbikëqyrës klinik për vitin akademik 2024-2025, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall thirrjen publike për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagog të Jashtëm dhe Mbikëqyrës Klinik) në UMT, për vitin akademik 2024-2025.
Kandidatët e interesuar për personel akademik me kohë të pjesshme dhe mbikëqyrës klinik, me shpalljen e këtij njoftimi mund të aksesojnë/vizitojnë faqet zyrtare të internetit të Fakultetit të Mjekësisë si dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, cituar më poshtë, për t’u njohur me kriteret, dokumentacionin, afatet dhe procedurën që duhet të plotësojnë, dorëzojnë dhe ndjekin për të konkurruar për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagog të Jashtëm dhe Mbikëqyrës Klinik) në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
- http://www.umed.edu.al Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
- https://www.fakultetimjekesise.edu.al Fakulteti i Mjekësisë