NOFTIM PËR POZICIONIN E PUNËS “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË, SEKSIONI I FIZIOLOGJISË PATOLOGJIKE 1 (NJË) VEND NË DEPARTAMENTIN E LËNDËVE BIOMJEKËSORE DHE EKSPERIMENTALE, PRANË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe në Urdhrin e Rektorit nr. 26, datë 28.02.2024, shpall konkursin për pozicionin e punës personel akademik me kohë të plotë në Departamenti i Lëndëve Biomjekësore dhe Esperimentale, Fakulteti i Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Kandidatët konkurrentë për pozicionin e punës “Personel Akademik” me kohë të plotë, seksioni i fiziologjisë patologjike 1 (një) vend në Departamentin e Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë :
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë diplomuar në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësinë e Përgjithëshme” studime universitare brenda ose jashte
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkuron.
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Gjermanisht)
- Të ketë licensë për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve të Shqipërisë
- Të ketë mbaruar studimet universitare me note mesatare mbi 8 (tetë).
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të zotërojë gjuhen shqipe , të shkruar dhe të folur;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
Kritere specifike:
- Të ketë përfunduar studimet në programin e integruar të ciklit të dytë të studimit “Master i Shkencave në Mjekësinë e Përgjithëshme” me note mesatare të ponderuar 9 (nëntë) e lart.
- Eksperienca tëmëparshme në mësimdhënie (e dokumentuar).
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë që janë të motivuar për të zhvilluar veprimtari mësimore dhe kërkimore;
- Të jetë në process regjistrimi dhe realizimi të doktoraturës pranë Universitetit ku aplikonpër personel akademik me kohë të plotë (UMT);
- Të ketë përfunduar specializimin afatgjatë në njërin prej specialitetevekardiologji/mjekësi interne [përfshirë nënfushat e saj gastro-hepatologji, endokrinologji,pneumologji, hematologji, alergologji,nefrologji,reumatologji].
- Të ketë në lëndën e Fiziologjisë Patologjike notën 9 (nëntë) e lartë(gjatë studimeve universitare).
Kandidatët konkurrentë duhet të paraqesin këtë dokumentacion:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proces njohje;
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj ;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Të paktën dy referenca, nga të cilat të paktën njëra të jetë nga Profesor i fakultetit ku është diplomuar;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj dhe në mbështetje të kritereve ;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Kopje e noterizuar e licencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve;
- Vërtetim nga punëdhënësi që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015”;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, s’jell skualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk mund t’ju kthehet konkurrentëve, pasi bëhet pjesë e arkivës së institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar në zyrën e Protokollit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 (dhjetë) ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al