Olimpiada e Parë Mjekësore e Ballkanit Perëndimor
Në datat 8-12 Maj 2024 u zhvillua Olimpiada e Parë Mjekësore e Ballkanit Perëndimor, e organizuar nga ACMS (Albanian Committee of Medical Students) në bashkëpunim me KOMS, BoHeMSA dhe MMSA e mbështetur nga RYCO (Regional Youth Cooperation Office).
Pas një proçesi përzgjedhje, të ndarë në 3 faza, nisur në janar të vitit 2024 ku fillimisht morrën pjesë 26 skuadra, vetëm 6 prej tyre u kualifikuan për në finale. Skuadrat finaliste të përzgjedhura ishin 2 skuadra nga Shqipëria, 2 skuadra nga Kosova, 1 skuadër nga Bosnjë Hercegovina dhe 1 skuadër nga Maqedonia e Veriut. Skuadrat sfiduan njëra- tjetrën me kuice shpejtësie, me raste simulimesh me pacientë dhe me raste të tjera shumë komplekse dhe të vështira.
Skuadrat e shpallura fituese sipas vendeve:
Vendi i I: Skuadra Watson and Crick
Pjesëtarët: Ilda Zekaj, Gani Krrashi, Thimi Shkarpa, Oued Selgjekaj
Vendi i II: Skuadra Maad Diagnosis
Pjesëtarët: Dario Horjeti, Marjo Rabiaj, Aleksei Ruco, Athina Prifti
Vendi i III: Skuadra nga Maqedonia e Veriut
Pjesëtarët e skuadrave fituese të vendit të I dhe II ishin studentë nga Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.