PRANIMET NË PROGRAMET E CIKLIT TË PARË, TË INTEGRUARA TË CIKLIT TË DYTË DHE TË CIKLIT TË DYTË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË, PËR VITIN AKADEMIK 2020-2021
Në zbatim të ligjit Nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe në përputhje me ndryshimet në kurrikulë e arsimit të mesëm në Republikën e Shqipërisë, Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në mbledhjen e datës 28.02.2019, vendosi kriteret e pranimit në programet e ciklit të parë si dhe në programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, për vitin akademik 2020-2021, si dhe në mbledhjen e datës 17.30.2020, kuotat e pranimit per programet e ciklit të parë, të integruar të ciklit të dytë dhe të ciklit të dytë.
Më poshtë do të gjeni Vendimet e Senatit Akademik të UMT:
- Vendim nr. 21, datë 28.02.2019 “Për miratimin e kritereve të pranimit në programet e studimit të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimit të ciklit të dytë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për vitin akademik 2020-2021”
- Vendim nr. 25, datë 17.03.2020 “Për miratimin e kuotave të pranimit në programet e ciklit të parë dhe PICD në UMT, viti akademik 2020-2021”
- Vendim nr. 26, datë 17.03.2020 “Për miratimin e kuotave të pranimit në programet e ciklit të dytë, Master Profesional dhe Masteri i Shkencave në UMT, vitii akademik 2020-2021
Në link-et e mposhtëm do të gjeni udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë lidhur me procedurat e pranimit dhe regjistrimit në IAL, për vitin akademik 2020-2021, si dhe urdhrin e përbashkët QSHA-RASH, për miratimin e kalendarit:
- https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2019/05/Udhzimi-nr.-10-date-15.05.2019-Pranimet-ne-IAL.pdf
- http://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2019/07/Udh%C3%ABzim-nr.17-dat%C3%AB-30.7.2019.pdf
- http://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2020/05/Udh%C3%ABzimi-nr.15-dat%C3%AB-26.5.2020.pdf
- http://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2020/06/Udhezimi-Nr.17.dt_.23.06.2020.pdf
- http://qsha.gov.al/infos/matura_2020/urdher_perbashket_rash_qsha.pdf – Kalendari i datave të aplikimit, regjistrimit, etj
- http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2020/08/Urdhri-i-Perbashket-RASHQSHA-Nr.3-date-06.08.2020-Per-nje-ndryshim-ne-Urdherin-Nr.2-date-02.07.2020_new.pdf – Kalendari i datave të aplikimit, regjistrimit, etj, i ndryshuar.