Publikohen kriteret e punësimit per inxhinier ndërtimi dhe inxhinier elektronike/elektrike/biomedikal si ekspert të jashtëm.
Në zbatim të VKM Nr.914, datë 29.12.2014 ʺPër miratimin e rregullave të prokurimit publikʺ, e ndryshuar, neni 57 dhe 58, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë kërkon të punësojë një inxhinier ndërtimi dhe dy inxhinierisë të fushës elektronike/elektrike/biomedikal si ekspert të jashtëm.
Kriteret që duhet të plotësojnë:
- Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare në degët e inxhinjerisë ndërtimit,/elektronike,/elektrike/biomedikal
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet
Të gjithë personat e interesuar të dorëzojnë pranë Degës së protokoll-arkivës, këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim
- Jetëshkrim sipas formatit standart
- Fotokopje leternjoftimit ID
- Kopje të noterizuar të diplomës dhe listës së notave
- Kopje të noterizuar të librezës së punës
Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell mos kualifikim të kandidatit.
Afati dorëzimit të dokumentacionit: brenda datës 28/10/2019