
Rregjistrimet e raundit të parë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë
Sot filluan në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë regjistrimet e raundit të parë për 1624 fituesit e 7312 maturantëve, të cilët zgjodhën Universitetin tonë.
Rreth dy orë para përfundimit të orarit zyrtar të ditës së parë të regjistrimeve në programin e studimit “Mjekësi e Përgjithshme” janë paraqitur mbi 75% të aplikantëve.
Falenderojmë të gjithë maturantët fitues që zgjodhën Universitetin e Mjekësisë, Tirane për të vijuar studimet e tyre në Shkencat e Shëndetit.
Me urimet më të përzemërta për suksese dhe mbarësi.