SHPALLET THIRRJA PËR FINANCIMIN E IAL-VE PUBLIKE, PËR PROJEKTE TË PËRBASHKËTA NË KUADËR TË NDËRKOMBËTARIZIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT, PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024.

SHPALLET THIRRJA PËR FINANCIMIN E IAL-VE PUBLIKE, PËR PROJEKTE TË PËRBASHKËTA NË KUADËR TË NDËRKOMBËTARIZIMIT TË PROGRAMEVE TË STUDIMIT, PËR VITIN AKADEMIK 2023-2024.

Në mbështetje të nenit 102 të Kushtetutës, të nenit 110, të ligjit nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, ligjit nr. 84/2022 “Për buxhetin e vitit 2023” si dhe Vendimit nr. 75, datë 12.02.2018 “Për miratimin e modelit të financimit të buxhetit për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor” të ndryshuar, shpallet thirrja për financimin e projekteve në kuadër të ndërkombëtarizimit të programeve të studimit për IAL-publike, nga fondet e miratuara për vitin 2023, në programin e arsimit të lartë (09450).

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, është data: 16.06.2023

Vlera maksimale e financimit është 300.000.000 (treqind million) lekë

Kohëzgjatja e projektit është 2 vjet (vite buxhetore), viti 2023 dhe viti 2024

Dorëzimi i aplikimeve

Aplikantët duhet ta dorëzojnë dokumentacionin pranë zyrës së Protokoll-Arkivës së Rektoratit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe me email në  adresën komisionivleresimitteprojekteve@umed.edu.al

 

Për informacion më të detajuar mund t’i drejtoheni materialeve më poshtë:

https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2023/06/Signed_ShpalljathirrjesUrdherrishikuarIALnderkombetarizimi2023docxmirela02062023.pdf