TAKIM MBI AKORDIMIN E BURSAVE TË PLOTA TË FIA PËR VITIN 2017
Në takimin e zhvilluar më datë 18 janar 2017 në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë u shpallën emrat e studentëve që marrin bursë të plotë nga FIA (Freiburg International Academy). Përzgjedhja e tyre u bë nga UMT dhe Instituti Glorious Skills, si partner i FIA.
Rritja e numrit të bursave për këtë vit erdhi si rezultat i numrit të lartë të studenteve ekselentë që studiojnë në këtë universitet dhe gjithashtu falë njohjes së mirë të gjuhës gjermane nga kandidatët e përzgjedhur që kanë përfunduar studimet.
Akordimi i 10 bursave të plota u realizua falë dashamirësisë së FIA, e cila vlerësoi me realizëm potencialin e rëndësishëm të studentëve të UMT-së.
Urime dhe suksese fituesve dhe falënderime të veçanta për Rektorin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata dhe Dekanin e Fakultetit të Mjekësisë Prof. Dr. Xheladin Draçini, të cilët, me ndihmën dhe mbështetjen e tyre të çmuar, bënë realitet këtë nismë të lavdërueshme të FIA në bashkëpunim me Insitutin Glorious Skills.
Fitues të bursave të plota të FIA për vitin 2017, janë si më poshtë:
Studentët e ekselencës në vazhdim të studimeve:
-
- Ardis Cani (viti III),
- Deborah Luzati (viti V),
- Aurela Kullolli (viti IV).
Studentë të diplomuar që zotërojnë gjermanishtën në nivelin B2:
-
- Ervisa Cani,
- Vasnja Jolldashi,
- Adelina Fjerza,
- Klevis Hoxha,
- Hyrjet Boksi,
- Megi Shehi,
- Mark Marku.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 19.01.2017