Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitet për studentët e doktoraturës të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Janinës Greqi për vitin akademik 2024/2025
Mobiliteti përfshin:
• Shkëmbimin e studentëve të doktoraturës;
Kohëzgjatja e mobilitetit:
• 5-30 ditë;
• Mobiliteti duhet të realizohet para muajit Korrik 2025
Numri i kuotave: 3
Bursa përfshin:
• Kompensimin mujor sipas programit Erasmus+;
• Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetitpritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Janinës, Greqiklikoni në linkun: https://uoi.gr/
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
• Formular aplikimi: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/03/1.docx
• CV në gjuhën Angleze;
• Letër motivimi në gjuhën Angleze;
• Fotokopje e pasaportës;
• Kopje të diplomës paraardhëse;
• Listë notash të niveleve të meparshme të studimit (e noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
• Vërtetim studenti (i noterizuar dhe përkthyer në gjuhënAngleze);
• Certifikatë e gjuhës së huaj (minimumi niveli Anglisht B2), të njësuar me origjinalin;
• Formulari i deklarimit: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/03/Formular-Deklarim2.docx
Afati i fundit për aplikim: 28 Mars 2025
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit nëRektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si edhe tëskanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!