Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mori pjesë në Kongresin e 9-të Shqiptar të Traumës dhe Kirurgjisë së Urgjencës – ACTES 2025, i cili u zhvillua në Hotel Tirana International.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Dr. Draçini vlerësoi rëndësinë e këtij kongresi si një ngjarje shkencore të konsoliduar në nivel kombëtar dhe rajonal, që nxit shkëmbimin profesional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e mjekësisë. Ai theksoi rolin dhe kontributin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në përgatitjen e brezave të rinj të mjekëve dhe në zhvillimin e kërkimit shkencor në vend.
Ky kongres shërben si një hapësirë e rëndësishme për ndarjen e përvojave dhe inovacioneve në fushën e traumës, kirurgjisë dhe urgjencës.









