Leksion i hapur

Më 4 nëntor 2025, në Sallën e Pediatrisë “William A. Johnson”, u zhvilluan me sukses leksionet e hapura nga ekspertë të fushës së kirurgjisë.

Rektori i UMT-së, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi rëndësinë e këtyre aktiviteteve akademike dhe theksoi rolin që kanë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies, shkëmbimin e eksperiencave dhe avancimin e praktikave bashkëkohore mjekësore.

Leksioni i parë u zhvillua nga Dr. William Nelson, kirurg i përgjithshëm pranë grupit kirurgjikal të Allegheny Health Network, me temë: “Operating by Avatar: Robotic Surgery and Abdominal Wall Reconstruction”. Dr. Nelson ndau përvojën e tij të gjerë në kirurgjinë elektive dhe emergjente, duke vënë theksin te përdorimi i teknologjisë robotike në ndërhyrjet kirurgjikale.

Pas tij, Prof. Dr. Arben Beqiri, Shef i Departamentit të Kirurgjisë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, zhvilloi leksionin me temë: “From a simple growing hernia to abdominal wall reconstruction, the stretch of laparoscopy”, ku prezantoi qasjet moderne të kirurgjisë laparoskopike dhe rekonstruksionit të murit abdominal.

Falënderojmë të dy lektorët për kontributin e tyre dhe ndarjen e njohurive të vlefshme me studentët dhe profesionistët e pranishëm.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, mbetet i angazhuar në ofrimin e një mësimdhënieje cilësore dhe në krijimin e mundësive të vazhdueshme për zhvillim akademik dhe profesional.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj