Takim zyrtar ekspertët ndërkombëtarë nga Royal College of Surgeons in Ireland (RCSI), në kuadër të programit Erasmus+.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mirëpriti sot në një takim zyrtar ekspertët ndërkombëtarë nga Royal College of Surgeons in Ireland (RCSI), në kuadër të programit Erasmus+.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për vijimin e bashkëpunimit akademik dhe shkencor, si edhe projektet e përbashkëta që synojnë zhvillimin e iniciativave ndërkombëtare në fushën e mjekësisë.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të partneriteteve ndërkombëtare dhe shkëmbimit të eksperiencave, të cilat kontribuojnë në rritjen e cilësisë akademike dhe të kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj