Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, zhvilloi një takim zyrtar në Ambasadën Rumune në Tiranë, ku u prit nga Sh.T.Z. Octavian Șerban, Ambasador i Rumanisë në Shqipëri, si dhe nga z. Cristian Cutaș, Këshilltar i Ambasadës dhe drejtues i Zyrës për Promovimin Tregtar dhe Ekonomik pranë kësaj ambasade.
Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit institucional dhe avancimi i marrëveshjeve me universitetet e mjekësisë në Rumani, me synim:
* Nënshkrimin e marrëveshjeve të reja ndëruniversitare
* Zhvillimin e projekteve të përbashkëta kërkimore
* Shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik
* Organizimin e konferencave dhe aktiviteteve të përbashkëta shkencore
* Aplikime të përbashkëta në kuadër të programeve Erasmus+ dhe fondeve evropian
Ky takim përforcon angazhimin e UMT për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe zgjerimin e bashkëpunimit me institucione prestigjioze të mjekësisë në Rumani.
UMT vijon të ndërtojë partneritete strategjike në funksion të cilësisë akademike dhe zhvillimit shkencor.




