Java sportive në Universitetin e Mjekësisë
Kjo javë solli energji, garë dhe shumë emocione për studentët tanë, të cilët u angazhuan në disiplinat e futsalit, basketbollit dhe volejbollit
Në futsal pamë ndeshje dinamike dhe rezultate të luftuara deri në fund
Basketbolli u karakterizua nga ritëm i lartë dhe performanca mbresëlënëse
Ndërsa në volejboll spikati bashkëpunimi dhe loja në ekip
Përtej rezultateve, kjo javë tregoi rëndësinë e aktivitetit fizik, frymës sportive dhe lidhjeve që krijohen mes studentëve






