Në kuadër të Javës Europiane të Shëndetit Mendor, u zhvillua sot në ambjentet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë një sesion dedikuar studentëve.
Takimi u fokusua në stigmatizimin ndaj problemeve të shëndetit mendor në mesin e studentëve të shkencave mjekësore dhe u drejtua nga Prof. Dr. Gentiana Qirjako dhe Dr. Andia Meksi.
Në këtë sesion ishte i pranishëm edhe Rektori, Prof. Dr. Xheladin Draçini, i cili në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e trajtimit me empati dhe profesionalizëm të çështjeve të shëndetit mendor.
Gjatë aktivitetit u prezantua edhe një studim i realizuar me studentët, i cili shërbeu si bazë për diskutime të hapura dhe reflektim të përbashkët.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbetet i hapur dhe mbështetës ndaj iniciativave që nxisin ndërgjegjësimin dhe mirëqenien mendore.
















