Inteligjenca Artificiale në Diagnostikën Imazherike – Leksion i Hapur nga Prof. Evis Sala në UMT

Më 12 maj 2026, në ambientet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, u zhvillua leksioni i hapur me temë “Inteligjenca Artificiale në Diagnostikën Imazherike”, i drejtuar nga Prof. Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënjes Sociale.

Ky aktivitet mblodhi së bashku studentë, pedagogë dhe profesionistë të fushës së shëndetësisë, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për diskutim mbi zhvillimet më të fundit në inteligjencën artificiale dhe ndikimin e saj në diagnostikën moderne mjekësore. Gjatë leksionit u trajtuan avancimet në radiologji, aplikimi i teknologjive inteligjente në interpretimin e imazheve mjekësore, si dhe sfidat dhe perspektivat që shoqërojnë integrimin e AI në sistemin shëndetësor.

Ky leksion u vlerësua si një kontribut i rëndësishëm në rritjen e njohurive dhe ndërgjegjësimit profesional mbi rolin transformues të inteligjencës artificiale në fushën e diagnostikës imazherike.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj