U zhvillua me sukses aktiviteti shkencor me temë: “Krijimi i një databaze spitalore universitare për kancerin e stomakut, një nevojë për trajtim optimal në dritën e protokolleve të reja terapeutike”. Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit të financuar nga AKKSHI dhe Ministria e Arsimit, i cili po zbatohet në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, me synim zhvillimin e kërkimit shkencor dhe përmirësimin e praktikave bashkëkohore në trajtimin onkologjik.
Ky aktivitet mblodhi profesionistë të shëndetësisë, pedagogë, studiues dhe ekspertë të fushës, të cilët diskutuan mbi rëndësinë e krijimit të një databaze spitalore universitare për kancerin e stomakut, si një element thelbësor për përmirësimin e trajtimit, menaxhimit dhe ndjekjes së pacientëve, në përputhje me protokollet më të reja terapeutike.
Gjatë aktivitetit u theksua nevoja për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe shkencor, si dhe rëndësia e përdorimit të të dhënave klinike në funksion të rritjes së cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe avancimit të praktikave moderne në onkologji.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbështet nisma dhe aktivitete shkencore që kontribuojnë në zhvillimin e kërkimit shkencor, edukimit mjekësor dhe përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve në Shqipëri.























