Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mori pjesë në aktivitetin ndërkombëtar kirurgjikal “The Second NESA Surgical Workshop”, një aktivitet i rëndësishëm akademik dhe profesional.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori vlerësoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të tilla shkencore dhe rolin e tyre në fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e eksperiencave profesionale dhe avancimin e praktikave moderne kirurgjikale në shërbim të kujdesit shëndetësor. Ai theksoi se angazhimi i ekspertëve ndërkombëtarë dhe përfshirja aktive e profesionistëve shqiptarë krijojnë mundësi konkrete për zhvillimin profesional të brezit të ri të mjekëve dhe përmirësimin e standardeve të mjekësisë në vend.
Aktiviteti solli në Tiranë ekspertë të njohur ndërkombëtarisht dhe u fokusua në demonstrime kirurgjikale live, teknika të avancuara kirurgjikale, diskutime klinike interaktive dhe shkëmbim profesional mes specialistëve vendas dhe të huaj.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbështet në mënyrë të vazhdueshme organizimin e aktiviteteve shkencore, akademike dhe profesionale që kontribuojnë në rritjen e cilësisë së arsimit mjekësor dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mjekëve dhe specialistëve të shëndetësisë.






