Më 22 qershor 2026 u zhvillua Konferenca e 4-t Ndërkombëtare për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (ICPHE 2026), një aktivitet i rëndësishëm shkencor që mblodhi studiues, akademikë, ekspertë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme të shëndetit publik, mjedisit, biologjisë dhe shkencave mjekësore.Konferenca u organizua nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në bashkëpunim me George Mason University (SHBA) dhe Collegium Ramazzini (Itali), duke krijuar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e njohurive, prezantimin e rezultateve më të fundit shkencore dhe forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e konferencave shkencore ndërkombëtare në promovimin e kërkimit shkencor, inovacionit dhe shkëmbimit të përvojave akademike. Ai vlerësoi kontributin e studiuesve dhe ekspertëve pjesëmarrës, duke nënvizuar se sfidat që lidhen me shëndetin publik dhe mjedisin kërkojnë bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional dhe zgjidhje të mbështetura në evidencë shkencore.
Gjatë konferencës u prezantuan punime shkencore dhe u zhvilluan diskutime mbi çështje aktuale të shëndetit publik, mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke ofruar rekomandime dhe perspektiva të reja për kërkimin dhe politikat në këto fusha.













