HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA “LAVOSLAV RUZICK” NË VUKOVAR, KROACI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e studentëve

Kohëzgjatja e mobilitetit:

  • 2 muaj – 12 muaj

Periudha e mobilitetit

  • Semestri dimëror / veror 2026/2027

Numri i kuotave:

  • 1 (një)

Fusha e studimit: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Dega Fizioterapi (cikli I-rë dhe II-të )

Për t’u njohur me Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci klikoni nëlinkun e mëposhtëm:

Për më shumë informacion mbi programet e studimit në VEVU mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  • Formulari i aplikimit; (Kliko këtu)
  • CV në gjuhën Angleze;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Learning Agreement (Kliko këtu)
  • Vërtetim studenti (të noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2) e njësuar me origjinalin;
  • Listë notash (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
  • Formulari i deklarimit. (Kliko këtu)

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 10.07.2026

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj