NJOFTIM PËR 1 (NJË) POZICION PUNE, PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PLOTË, TË KATEGORISË “LEKTOR”, ME GRADË SHKENCORE “DOKTOR”, DEPARTAMENTI I NEUROSHKENCËS, SHËRBIMI I NEUROLOGJISË, FAKULTETI I MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr.___, datë 23.07.2026 Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës personel akademik me kohë të plotë, Departamenti i Neuroshkencës, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për 1 (një) pozicion pune personel akademik, të kategorisë “Lektor”, me gradë shkencore “Doktor”, Departamenti i Neuroshkencës, Shërbimi i Neurologjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, me përcaktimet si më poshtë:

A. Kritere të përgjithshme:

1. Të jetë shtetas shqiptar.

2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.

3. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

  • Të jetë diplomuar në mjekësi e përgjithshme.
  • Të zotërojë të paktën gradën shkencore “Doktor”.
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron.
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  • Të zotërojë me dëshmi një gjuhë nga pesë gjuhët e Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna nga institucione të edukimit.
  • Të ketë licensë për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.

B. Kritere specifike:

  1. Të ketë mbrojtur Doktoraturën në fushën e Neurologjisë.

C. Kritere preferenciale:

  1. Të ketë përvojë pune si mjek Neurolog të paktën 10 (dhjetë) vite.
  2. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në lëndën e Neurologjisë të paktën 5 (pesë) vite.
  3. Të ketë marrë pjesë në Projekte Shkencore Kombëtare/Ndërkombëtare në fushën e Neurologjisë.

D. Dokumentacioni për pozicionet e cituara në pikën I.1:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrim (Curriculum Vitae), sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit, bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Diplomë (fotokopje të noterizuara) të gradës shkencore “Doktor”/”PHD” të fituara jashtë RSH. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MA).
  6. Kopje e noterizuar e licensës për ushtrim individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekut;
  7. Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
  8. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  9. Kopje e noterizuar e dëshmisë së gjuhës së huaj;
  10. Vërtetim i aftësisë për punë, i vlefshëm për tre muajt e fundit nga data e aplikimit për vendin e punës;
  11. Dëshmi penaliteti, (lëshuar brenda 3-muajve të fundit nga data e aplikimit);
  12. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga Ligji nr. 138/2015;
  13. Vetëdeklarim mbi mosmarrjen ndaj tyre të masave disiplinore të largimit nga puna nga institucione të edukimit;
  14. Çdo dokument që provon punësimin si pedagog i brendshëm apo i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, artikujt, tekstet, revistat, projektet shkencore, vlerësimet positive apo të tjera të kërkuara nga kriteret preferenciale apo të përmendura në jetëshkrim.

E. Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), në Zyrën e Protokoll Arkivës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

F. Fusha e njohurive:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore e nënligjore në fuqi në fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
  • Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al.

Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë  e-mail në adresën info@umed.edu.al  

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj