Në kuadër të thirrjes së AKKSHI-së “Thirrje për Aplikime për Mbështetjen e Studimeve të Doktoratës” dhe në zbatim të Vendimit të Bordit të Administrimit të AKKSHI-së nr. 12, datë 19.12.2025, “Për miratimin e financimit të studimeve të doktoratës për vitin 2025”, nga 17 aplikime të paraqitura nga doktorantët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, 16 u shpallën fituese për financim.
Ky rezultat dëshmon angazhimin e doktorantëve dhe cilësinë e kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kërkimit dhe inovacionit në fushën e shëndetësisë.