Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Dracini, mirëpriti në një takim Dr. Roberta Forlano, pedagoge e Gastroenterologjisë pranë Departamentit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë në University LUM Giuseppe Degennaro, gjatë vizitës së saj akademike në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.
Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe institucional, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe University LUM Giuseppe Degennaro.


