HAPET THIRRJA PËR FINANCIMIN E STUDIMEVE TË DOKTORATURËS 2026

Hapet Thirrja për Programin Kombëtar të Financimit të Studimeve të Doktoraturës 2026, me financim nga Ministria e Arsimit dhe nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

Programi Kombëtar i Financimit të Studimeve të Doktoraturës 2026 ofron mbështetje për studentët e ciklit të tretë në zhvillimin e kërkimit shkencor, me fokus te inovacioni dhe fushat STEM

Programi zbatohet përmes dy kategorive:

Kategoria A – Doktoraturë kërkimore standarde

Kategoria B – Doktoraturë industriale

Hapja e aplikimeve: 1 tetor 2026

Afati përfundimtar: 31 tetor 2026, ora 10:00

Kandidatët e interesuar ftohen të njihen me kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e aplikimit.

Informacioni i plotë:
https://nasri.gov.al/…/thirrje-e-hapur-per-financimin…/

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit pranë Universitetit të Mjekësisë, Tiranë është data 26 tetor 2026, ora 12:00. Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë Zyrës së Protokollit të Rektoratit të UMT-së.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj