Ceremonia e organizuar për të nderuar jetën dhe kontributin e Profesor Fatos Haritos

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini mori pjesë në ceremoninë e organizuar për të nderuar jetën dhe kontributin e Profesor Fatos Haritos – një figurë të shquar të mjekësisë shqiptare.

Profesor Harito mbetet një pionier i mjekësisë ligjore, i cili me profesionalizëm dhe përkushtim ka formuar breza të tërë studentësh dhe ka vendosur standarde të reja në këtë fushë të rëndësishme.

Emri i tij do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në kujtesën e profesionistëve të mjekësisë ligjore dhe në sallën e leksioneve të Institutit të Mjekësisë Ligjore, si një kujtesë se kjo disiplinë nuk është vetëm shkencë, por edhe shërbim ndaj së vërtetës dhe drejtësisë.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh mirënjohje për këtë trashëgimi të vyer që do të frymëzojë brezat e ardhshëm të mjekëve.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj