Një tjetër kontribut në fushën e kërkimit shkencor në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (UMT)!
Në kuadër të zhvillimit të kërkimit shkencor dhe mbështetjes së studimeve të doktoratës, doktorantja Erisa Grabocka po zhvillon projektin e saj kërkimor me temë:
“Diagnostikimi i hershëm i Helicobacter pylori nëpërmjet Urea Breath Test në popullatën studentore të Universitetit të Korçës.”
Studimi fokusohet në identifikimin e hershëm të infeksionit nga Helicobacter pylori në popullatën studentore, duke përdorur Urea Breath Test (UBT) si një metodë jo-invazive diagnostikuese.
Kërkimi synon të ofrojë të dhëna mbi praninë e infeksionit në këtë grupmoshë dhe të kontribuojë në identifikimin e hershëm të rasteve dhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e diagnostikimit dhe trajtimit në kohë.
Ky projekt përfaqëson një kontribut në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e gastroenterologjisë dhe shëndetit publik, duke sjellë në fokus rëndësinë e metodave të hershme dhe jo-invazive të diagnostikimit.