Të nderuar pedagogë të UMT,
Ju bëjmë me dije se AKKSHI ka shpallur thirrjen për aplikim për Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor.
Thirrjen e gjeni të publikuar në faqen zyrtare web të AKKSHI:
Për t’u ardhur në ndihmë aplikuesve, AKKSHI do të organizojë një ditë informuese, e cila do të zhvillohet nëpërmjet platformës online, në datën 29.06.2021, ora 12:00.
Të interesuarit për pjesëmarrje në ditën informuese, janë të lutur të dërgojnë kontaktet (emër, mbiemër dhe adresë e-mail) brenda datës 27.06.2021 në adresën e mëposhtme, me qëllim që t’u dërgohet linku.