Programet e studimeve në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë organizohen në tre cikle:
- Programe të ciklit të parë “Bachelor”
- Programe të integruara të ciklit të dytë “Master i Shkencave”
- Programe të ciklit të dytë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”
- Programe të ciklit të tretë “Specializime Afatgjata”
- Programe të ciklit të tretë “Doktoratë”
- Programe të ciklit të tretë “Master Ekzekutiv”
- Pranimet në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe në programet e integruara të ciklit të dytë “Master i Shkencave”.
Kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm të lartë dhe që plotësojnë kriterin e notës mesatare të përcaktuar çdo vit me vendim të Senatit Akademik të UMT-së.
Për tu njohur me kriteret, kuotat dhe procedurat e pranimit (Kliko këtu)
- Pranimet në programet e ciklit të dytë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”.
Kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar me sukses një program studimi të ciklit të parë dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, si dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe të publikuara nga njësitë kryesore (fakultetet) të UMT-së.
Për tu njohur me kriteret, kuotat dhe procedurat e pranimit (Kliko këtu)
- Pranimet në programet e ciklit të tretë “Master Ekzekutiv”.
Kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar me sukses një program të integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave” dhe plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara dhe të bëra publikë nga njësitë kryesore të UMT-së.
Për tu njohur me kriteret, kuotat dhe procedurat e pranimit (Kliko këtu)
- Pranimi në programet e ciklit të tretë “Specializim Afatgjatë”.
Kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar me sukses një program të integruar të ciklit të dytë “Master i Shkencave” në “Mjekësi e Përgjithshme” dhe “Stomatologji”, si dhe plotësojnë kriteret e pranimit sipas akteve rregullative të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të bëra publikë nga njësitë kryesore të UMT-së.
Për tu njohur me kriteret, kuotat dhe procedurat e pranimit. (Kliko këtu)
- Pranimi në programet e ciklit të tretë “Doktoratë”.
Kanë të drejtë të aplikojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar me sukses një program të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, si dhe plotësojnë kriteret e pranimit sipas akteve rregullative të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, të bëra publikë nga njësitë kryesore të UMT-së
Për tu njohur me kriteret, kuotat dhe procedurat e pranimit. (Kliko këtu)