Deklaratë për Mediat, 25.07.2014

Logo-UMT-RPUNIVERSITY OF MEDICINE, TIRANA

REKTORATI

Tiranë 25.07.2014

DEKLARATË PËR MEDIAT

 

Në vijim të pezullimit të Dekanit Bajram Hysa nga Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Ministria e Arsimit dhe Sportit urdhëron shkarkimin e Z. Bajram Hysa nga pozicioni i dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, bazuar në propozimin e Rektoratit të UMT-së Nr. 1282 Prot., datë 10.07. 2014 dhe Raportin e Investigimit të Grupit të Investigimit të ngritur me Urdhrin e Ministrit të MAS Nr. 90, datë 02.07.2014. Shkarkimi bëhet me motivacionin: “Për shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore, të konstatuara gjatë ushtrimit të detyrës, lidhur me veprimtarinë ekonomiko-financiare, procedurave të prokurimit publik, rekrutimit dhe lirimit nga detyra të stafit akademik dhe administrativ, si dhe kryerjen e veprimeve në tejkalim të kompetencave ligjore nga dekani i këtij fakulteti”.

 

REKTORATI

 

 

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.