Kongresi Ndërkombëtar i Obstetrikë-Gjinekologjisë.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Obstetrikë-Gjinekologjisë. Ky kongres mblodhi profesorë dhe ekspertë ndërkombëtarë, si dhe specialistë të shquar shqiptarë, duke ofruar një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive mbi praktikat më të fundit diagnostike dhe terapeutike në shëndetin e gruas. Kongresi u adresua tek profesionistët e obstetrikës, gjinekologjisë, mjekësisë fetomaternale, neonatologjisë, anestezisë, infermierisë, fizioterapisë, laboratorit dhe fushave të tjera të lidhura.

Rektori, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e mjekësisë dhe zhvillimin e praktikave moderne në obstetrikë dhe gjinekologji. Gjithashtu, theksoi angazhimin e universitetit për të mbështetur edukimin në vazhdim të profesionistëve shëndetësorë dhe integrimin e kërkimit shkencor në praktikën klinike.

Kongresi përfshiu sesione praktike dhe prezantime shkencore, duke ofruar përditësime mbi qasjet më moderne diagnostike dhe terapeutike, dhe përforcoi rëndësinë e bashkëpunimit mes ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë në përmirësimin e kujdesit për gruan dhe foshnjën.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.