KonferencA Shkencore me temë “Markuesit imunologjikë dhe gjenetikë në sëmundjet autoimune”

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mori pjesë në Konferencën Shkencore me temë “Markuesit imunologjikë dhe gjenetikë në sëmundjet autoimune”, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Natyrore dhe Teknike, në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore të Bioteknologjisë dhe Gjenetikës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Dr. Draçini theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, forcimit të kapaciteteve kërkimore dhe promovimit të shkencës si bazë për përparimin e mjekësisë dhe shëndetit publik në vend.

Konferenca mblodhi akademikë, kërkues shkencorë dhe profesionistë të shëndetësisë, të cilët ndanë zhvillimet më të fundit në studimin klinik, imunologjik dhe gjenetik të sëmundjeve autoimune.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, mbetet i angazhuar në forcimin e rolit të tij akademik dhe kërkimor, si dhe në përfshirjen aktive në evente që kontribuojnë në zhvillimin e mjekësisë bashkëkohore.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.