Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, priti në një takim pune përfaqësues të Albanian Health Fund (AHF), me fokus në vijimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet UMT dhe universiteteve amerikane në fushën e kërkimit shkencor, shkëmbimit akademik dhe zhvillimit profesional të stafit.
Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për:
– realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore në fushën e shëndetit publik dhe mjekësisë;
– shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve me universitete partnere amerikane;
– përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë në aktivitete akademike dhe trajnime në UMT.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e dimensionit ndërkombëtar të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duke thelluar bashkëpunimin me institucione partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mbështetjes së Albanian Health Fund.






