Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mori pjesë në Kongresin e X-të Mbarëkombëtar të Stomatologjisë, një ngjarje shkencore tashmë e konsoliduar në komunitetin akademik dhe profesional të mjekësisë dentare.
Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori theksoi rëndësinë e këtij kongresi si një platformë e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet universiteteve, institucioneve shëndetësore dhe shoqatave profesionale, ku shkenca, kërkimi dhe praktika klinike bashkohen në funksion të përmirësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe edukimit të brezave të rinj të mjekëve stomatologë.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, mbetet i angazhuar në mbështetjen e zhvillimit profesional të stomatologëve dhe në nxitjen e kërkimit shkencor bashkëkohor, duke kontribuar në forcimin e lidhjes mes arsimit, kërkimit dhe praktikës klinike.











