Konferenca Kombëtare e Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë.

Më datë 24 tetor 2025, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mori pjesë në Konferencën Kombëtare të Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë.

Ky aktivitet shkencor ka rëndësi të veçantë për komunitetin mjekësor dhe për zhvillimin e mëtejshëm të praktikave bashkëkohore në këto fusha.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Dr. Draçini vlerësoi organizimin e konferencës dhe rolin e saj në përditësimin e njohurive profesionale, shkëmbimin e eksperiencave kërkimore dhe forcimin e kapaciteteve diagnostikuese e terapeutike.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, mbetet i përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mjekëve dhe kërkuesve shkencorë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet akademisë, praktikës klinike dhe institucioneve shëndetësore, me qëllim final përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjen e shëndetit publik.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.