Forumi Kombëtar mbi Shëndetin Mjedisor të Fëmijëve dhe Ekspozimin ndaj Plumbit në Shqipëri

Më datë 23 tetor 2025, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, mori pjesë në Forumin Kombëtar mbi Shëndetin Mjedisor të Fëmijëve dhe Ekspozimin ndaj Plumbit në Shqipëri, një aktivitet me rëndësi të veçantë që synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Dr. Draçini theksoi rëndësinë e bashkërendimit të institucioneve arsimore, kërkimore dhe atyre shëndetësore në identifikimin e faktorëve mjedisorë që ndikojnë në shëndetin e fëmijëve, si dhe në ndërmarrjen e masave parandaluese për reduktimin e ekspozimit ndaj substancave të dëmshme.

Rektori nënvizoi gjithashtu rolin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në edukimin dhe formimin e profesionistëve të rinj të shëndetësisë që do të kontribuojnë në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në promovimin e një mjedisi të shëndetshëm për brezat e ardhshëm.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.