Ceremonia e dhënies së titujve akademikë “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”.

Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë u zhvillua ceremonia e dhënies së titujve akademikë “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar”.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e kolegëve, duke theksuar rëndësinë e kërkimit shkencor në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

Ceremonia u nderua gjithashtu nga Prof. Dr. Alma Idrizi, Zv. Dekane në Fakultetin e Mjekësisë dhe Kryetare e KPPA- së, e cila theksoi rëndësinë e standardeve të larta akademike dhe mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin profesional të stafit pedagogjik.

Falënderojmë të gjithë kolegët për punën e palodhur dhe angazhimin në avancimin e dijes, dhe ju urojmë suksese të mëtejshme në arritjet akademike dhe shkencore!

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.