“Staying Awake for Brain Surgery: The Art and Science of Anesthesia”

U zhvillua sot në ambientet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë leksioni i hapur me temë “Staying Awake for Brain Surgery: The Art and Science of Anesthesia”, i mbajtur nga Prof. Dr. Rudin Domi, MD, PhD, FESAIC.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e përditësimit të vazhdueshëm të njohurive shkencore dhe nxitjes së aktiviteteve akademike në funksion të formimit profesional të studentëve.

Leksioni u fokusua në zhvillimet bashkëkohore në fushën e anesteziologjisë, me theks të veçantë në sfidat dhe qasjet moderne të kirurgjisë në gjendje zgjuar, duke ndërthurur aspektet klinike me ato shkencore.

Gjatë aktivitetit, studentët patën mundësinë të njihen me praktika dhe eksperienca profesionale në një nga fushat më inovative të mjekësisë moderne, si dhe të angazhohen në diskutime akademike mbi rëndësinë e anestezisë në ndërhyrjet neurokirurgjikale.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbështet organizimin e aktiviteteve akademike dhe shkencore që kontribuojnë në zgjerimin e njohurive dhe zhvillimin profesional të studentëve.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.