UMT MIRËPRET PËRFAQËSUESEN E WROCLAW MEDICAL UNIVERSITY NË KUADËR TË MOBILITETIT ERASMUS+

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, priti në një takim znj. Maria Wesołowska, përfaqësuese e Departamentit të Biologjisë Mjekësore dhe Parazitologjisë në Wroclaw Medical University, Poloni, gjatë vizitës së saj në kuadër të mobilitetit të stafit akademik Erasmus+ pranë UMT.

Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, zgjerimin e mundësive për mobilitetin e stafit akademik, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor ndërmjet dy universiteteve.

Gjatë qëndrimit të saj në UMT, znj. Wesołowska do të zhvillojë takime me përfaqësues të departamentit si dhe me stafin akademik të njësive përkatëse. Ajo do të njihet me veprimtarinë akademike dhe kërkimore të universitetit, ndërsa vizita do të shërbejë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e ndërkombëtarizimit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit institucional.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbetet i angazhuar në zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe promovimin e shkëmbimit akademik e shkencor në kuadër të programeve Erasmus+

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.