Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “On higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania,” Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr.59, datë 02.07.2026 “Për miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës së punësimit për 2 (dy) pozicione pune, personel akademik me kohë të plotë, Departamenti i Sëmundjeve të Zemrës dhe Enëve të Gjakut, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për 2 (dy) personelëve akademikë me kohë të plotë në Departamentin e Sëmundjeve të Zemrës dhe Enëve të Gjakut, në Shërbimin e Kardiologjisë lënda Kardiologji dhe Shërbimin e Kardiokirurgjisë lënda Kirurgji Kardio-Vaskulare, secili të kategorisë “Profesor”, me titull akademik “Profesor i Asociuar” ose “Profesor”, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, me përcaktimet si më poshtë:
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
- Të jetë diplomuar në degën mjekësi e përgjithshme.
- Të zotërojë titullin “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”.
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës, për të cilin konkurron.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë nga pesë gjuhët e Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht.
- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna nga institucione të edukimit.
- Të ketë licensë për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.
- Kritere specifike:
- Të ketë formim në specialitetin përkatës:
- Shërbimi Kardiologji (lënda Kardiologji) – specialitet në fushën e Kardiologjisë.
- Shërbimi Kardiokirurgji (lënda Kirurgji Kardio-Vaskulare) – specialitet në fushën e Kardiokirurgjisë.
- Kritere preferenciale (për të dy pozicionet vakante):
- Të ketë eksperiencë në mësimdhënie në fushën e specialitetit (vlerësohet më shumë kohëzgjatja më e madhe e eksperiencës në specialitet).
- Dokumentacioni i kërkuar:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (Curriculum Vitae), sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit, bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi (fotokopje të noterizuara) të titujve Profesor/ Profesor i Asociuar. Për dëshmitë e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MA).
- Kopje e noterizuar e licensës për ushtrim individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekut;
- Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së gjuhës së huaj;
- Vërtetim i aftësisë për punë, i vlefshëm për tre muajt e fundit nga data e aplikimit për vendin e punës;
- Dëshmi penaliteti, (lëshuar brenda 3-muajve të fundit nga data e aplikimit);
- Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga Ligji nr. 138/2015;
- Vetëdeklarim mbi mosmarrjen ndaj tyre të masave disiplinore të largimit nga puna nga institucione të edukimit;
- Çdo dokument që provon punësimin si pedagog i brendshëm apo i jashtëm, trajnimet, arsimin shtesë, artikujt, tekstet, revistat, projektet shkencore, vlerësimet pozitive apo të tjera të kërkuara nga kriteret preferenciale apo të përmendura në jetëshkrim;
- Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar (të inventarizuar), sipas përcaktimeve të mësipërme, në Zyrën e Protokoll Arkivës, të Fakultetit të Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr. 371, 1005, Tiranë).
Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Institucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga data e shpalljes në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.
E. Fusha e njohurive:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “on higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania.”.
- Njohuri të akteve ligjore e nënligjore në fuqi në fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
- Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Për çdo paqartësi kandidatët mund të dërgojnë e-mail në adresën info@umed.edu.al