JOB VACANCY ANNOUNCEMENT FOR THE POSITION OF “TEACHING LABORATORY ASSISTANT” ACADEMIC SUPPORT STAFF IN THE DEPARTMENT OF INTERNAL MEDICINE, FACULTY OF MEDICINE, UNIVERSITY OF MEDICINE, TIRANA

Bazuar në Ligjin nr. 80/2015 “On higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania,” Statutin dhe Rregulloren e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe në Urdhrin e Rektorit të UMT-së nr. 68, datë 22.07.2026 “For miratimin e kritereve dhe fillimin e procedurës për pozicionin e punës personel ndihmës akademik “Laborante Mësimore”, në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme, Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë”, shpallet konkursi për pozicionin e punës, personel ndihmës akademik “Laborante Mësimore” në Departamentin e Sëmundjeve të Brendshme, në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë me përcaktimet si më poshtë :

  1. Kritere të përgjithshme:
  • Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
  • Të ketë përfunduar ciklin e studimeve universitare të nivelit Bachelor/Master Profesional ose Master i Shkencave apo të barasvlefshëm me to sipas kuadrit të arsimit të lartë;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
  • Të zotërojë me dëshmi një nga gjuhët perëndimore (Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Italisht, Gjermanisht);
  • Të ketë njohuri të mira të paketës Microsoft Office;
  • Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore që nuk është shuar sipas ligjit.
  • Kritere preferenciale:
  • Preferohen kandidatët që kanë eksperiencë pune mbi 3 (tre) vjet;
  • Të kenë aftësi të mira organizative, komunikuese dhe aftësi të punuarit në grup.
  • Dokumentacioni i kërkuar:
  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimet e tyre në MA (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  6. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  7. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së programeve bazë kompjuterike;
  8. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  9. Dëshmi penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit nga data e aplikimit;
  10. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”;
  11. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  12. Vërtetim nga punëdhënësi i fundit në kohë, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
  • Dorëzimi i dokumentacionit dhe afati i dorëzimit :

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar të inventarizuar, origjinal ose të njehsuar me origjinalin, pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).

Mosdorëzimi i dokumentacionit të plotë të kërkuar më sipër apo dorëzimi jo në formën e specifikuar, sjell skualifikim të kandidatit.

Afati i aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit nga kandidatët është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga shpallja e njoftimit në buletinin e APP-së.

  • Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
  • Njohuri mbi Ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “on higher education and scientific research in higher education institutions in the Republic of Albania.”;
  • Njohuri mbi Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;
  • Njohuri mbi praktika administrative.

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al      

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.