NJOFTIM SHPALLJE PËR KONKURRIM PERSONEL AKADEMIK ME KOHË TË PJESSHME DHE MBIKËQYRËS  KLINIK, PËR VITIN AKADEMIK 2026-2027, NË NJËSITË KRYESORE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË.

Bazuar në nenin 3, 57 pika 2, e ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 5, 59 pika 4, 61 pika 1, 63 dhe 64 të Statutit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (UMT) si dhe në Udhëzimin e Rektorit të UMT-së nr. 2, datë 10.07.2026, “Për punësimin e personel akademik me kohë të pjesshme dhe mbikëqyrës klinik, për vitin akademik 2026-2027, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë”,Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpallthirrjen publike për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të konkurrojnë për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagog të Jashtëm dhe Mbikëqyrës Klinik) në UMT, për vitin akademik 2026-2027.

Kandidatët e interesuar për personel akademik me kohë të pjesshme dhe mbikëqyrës klinik, me shpalljen e këtij njoftimi mund të aksesojnë/vizitojnë faqet zyrtare të internetit të Fakultetit  të Mjekësisë, Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike si dhe të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, cituar më poshtë, për t’u njohur me kriteret, dokumentacionin, afatet dhe procedurën që duhet të plotësojnë, dorëzojnë dhe ndjekin për të konkurruar për personel akademik me kohë të pjesshme (Pedagog të Jashtëm dhe Mbikëqyrës Klinik), për vitin akademik 2026-2027, në njësitë kryesore të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

 

 

   

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.