KONGRESI I 10-TË SHQIPTAR I TRAUMËS DHE KIRURGJISË EMERGJENTE, ORGANIZUAR NGA SHOQATA SHQIPTARE E TRAUMËS DHE KIRURGJISË EMERGJENTE (ASTES)

Në Tirana International Hotel po zhvillohet Kongresi i 10-të Shqiptar i Traumës dhe Kirurgjisë Emergjente.

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi rëndësinë e këtij aktiviteti për shkëmbimin e përvojave profesionale, promovimin e kërkimit shkencor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore e akademike.

Në kuadër të aktivitetit, Rektori Prof. Dr. Xheladin Draçini u nderua me titullin “Honorary Member of ASTES”, në vlerësim të kontributit dhe bashkëpunimit të tij në fushën e traumës dhe kirurgjisë emergjente.

Aktiviteti u nderua me praninë e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij, z. Bajram Begaj, si dhe të përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme akademike dhe shëndetësore.

Kongresi përbën një forum të rëndësishëm për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, prezantimin e kërkimit shkencor dhe forcimin e bashkëpunimit profesional në fushën e traumës dhe kirurgjisë emergjente.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mbështet dhe vlerëson nisma të tilla që kontribuojnë në zhvillimin e shkencës, edukimit profesional dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.

en_GBEnglish (UK)

The search for information, event notification, etc.