Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë u zhvillua një leksion i hapur me pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik, në kuadër të vizitës akademike të Dr. Roberta Forlano, pedagoge e Gastroenterologjisë pranë Departamentit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë në University LUM Giuseppe Degennaro.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe të shkëmbimit të njohurive e përvojave ndërmjet institucioneve universitare.
Gjatë leksionit u krijua një hapësirë për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe perspektivave akademike, duke nxitur dialogun dhe ndërveprimin me studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Programit Erasmus+, duke kontribuar në forcimin e mobilitetit akademik dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Shkëmbim njohurish, përvojash dhe mundësish për bashkëpunim të mëtejshëm akademik.






